Ja kush fshihet pas sulmeve ndaj mediave në Greqi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi anarkist i Luftëtarëve Popullore “OLA”, me anë të një postimi në portalin anarkist “Indymedia” ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombe ndaj kanalit televiziv SKAI dhe zyrave të gazetës Kathimerini. Në artikullin e publikuar akuzohen shumica e mediave, pasi sipas tyre nuk dënojnë dhunën e verbër të kapitalistëve, policëve, mafies së gjykatësve dhe fashistëve ndaj të varfërve dhe emigrantëve por që mbrojnë interesat e partive në fuqi dhe ato të një grupi oligarkësh.

Grupi OLA kosniderohet si një vazhdim dhe transformim i organizatës Lufta Revolucionare, ELA. Sipas informacioneve të marra nga policia greke pjestarë të tij jane anarkistë dhe persona me dosje penale. Drejtuesit e grupit që marrin përgjegjësinë akuzojnë disa prej gazetarëve më të njohurtë kanalit Skai dhe gazetës Kathimerini, për shtrembërimin e realitetit dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fakteve në interes të manjatit, pronar të këtij grupi mediatik. Akuzojnë kanalin në fjalë për legjitimim politik dhe përpjekje për të promovuar Agimin e Artë.

Sa i përket sulmeve të kryera nga ky grup ato kanë filluar në janar të 2013-s kur persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri ndaj zyrave të Demokracisë së Re, parti që në atë kohë ishte në pushtet.

Zjarr Tv Ad