Ylli i Hollywood-it Brad Pitt, është dhe do të mbetet, një nga personazhet më të mëdhenj dhe si më i parapëlqyeri për publikun. Ashtu si shumë prej yjeve të ekranit, Pitt nuk është se ka qenë gjithmonë i famshëm, ku i është dashur ta niste karrierën e tij nga diku. Jeta e tij ka qenë mjaft modeste, ku vitet e tij të para në Kaliforni, i ka kaluar duke u marrë me punë ndryshme, në mënyrë që të jetonte.
Dëshira dhe dashuria e tij për kinematografinë, ka qenë gjithmonë shumë e madhe, ku ka bërë të pamundurën për të hyrë pikërisht aty ku duhej, në mënyrë që të mbijetonte.
Për herë të parë kur është transferuar në Los Angeles, aktori ka punuar për restorantin “El Pollo Loco”, ku i është dashur të vishej si një pulë dhe të shpërndante fletëpalosje, si një mënyrë kjo për të tërhequr klientë të rinj.