Ja me cilën shenjë të horoskopit do kesh sukses në shtrat për këtë vit

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Viti i ri ka nisur tashmë dhe kemi shumë pyetje për t’i drejtuar yjeve për të zbuluar se si do jenë 11 muajt e tjerë, por sfera e Erosit është ndër më ‘pikantet’ dhe tërheqëset për kuriozitetin tonë.

Çdo shenjë e zodiakut do përjetojë seksualitetin e vet në mënyrë të ndryshme nga të tjerët dhe Yjet mund të jenë një guidë shumë e vlefshme për të kuptuar dëshirat tona më intime.

Horoskopi na tregon se me cilat shenja do mund të bëjmë ‘xixa’ nën çarçafë!

DASHI – Plutoni këtë vit mund të të bëjë të ngelesh pa frymë për një Akrep tërheqës, që do bëjë të luftosh shumë për ta bërë për vete. Tërheqja seksuale që ju bashkon do jetë e paparë dhe bashkë mund të kaloni netë ‘të nxehta’. Një tjetër shenjë me të cilën mund të argëtohesh në shtrat është Luani: do jetë pikërisht ky i fundit që do mund t’ju bëjë për vehte. Mes jush nuk do ketë shumë kimi, ama ana erotike do jetë super!

DEMI – Urani në shenjë, duke nisur nga mesi i marsit, do të të detyrojë të bësh zgjedhje të pazakonta dhe të ndjesh tërheqje për njerëzit ekstravagantë, jashtë kornizave dhe diametralisht të kundërt nga ty. Me Ujorin do kuptoheni shumë mirë seksualisht. Do jetë pikërisht ndryshimi mes jush që do bëjë të jeni gjithë kohën të përqafuar dhe me ‘shkëmbime pikante’. Për diçka më shumë në seks, mund të kini besim tek një ndër shenjat më të preferuara për ju: Peshqit!

BINJAKËT – Jupiteri në pozicion me ju për pothuajse të gjithë 2019n, me shumë mundësi nuk do garantojë marrëdhënie të qendrueshme dhe dëshira juaj seksuale do ketë ulje-ngritje. Por ka disa shenja me të cilat ti arrin gjithnjë të argëtohesh nën çarçafë, edhe kur jeta juaj nuk është ashtu siç do ta dëshironit. Bëhet fjalë për Shigjetarin, me të cilin do restaurosh një marrëdhënie mes urrejtjes dhe dashurisë, që do ta bëjë seksin shumë të veçantë. Edhe me Ujorin do argëtohesh duke flirtuar e duke ‘luajtur’ në shtrat.

GAFORRJA – Me Saturnin dhe Plutonin kundër për gjithë vitin, shumë marrëdhënie nuk do kenë më peshën që kanë patur deri tani dhe mund ta gjeni veten duke tradhëtuar partnerin/en me dikë për të cilin/ën nuk ushqeni ndjenja. Shenjat e horoskopit për të cilat do ndjeni tërheqje të fortë seksuale do jenë: Bricjapi dhe Virgjëresha që, pavarësisht namit që kanë si shenja ‘të ftohta’, do dinë të kënaqin dëshirat tuaja erotike më të ndaluara.

LUANI – Me Jupiterin në aspekt të mirë për gjithë vitin, jeta jote seksuale do jetë përfshirëse. Përgatituni për ritme shumë intensive. Sex-appeal-i juaj do jetë i jashtëzakonshëm. Për të kënaqur çdo dëshirë tuajën, mund të kesh besim tek bashkimi me Peshqit, që do arrijë të kënaqë edhe dëshirat që nuk dije se i kishe. Një tjetër shenjë që do bëjë të përjetosh eksperienca të paharrueshme do jetë Peshorja. Do të të mbulojë me komplimente edhe në momentet më intime, duke e bërë atmosferën magjike dhe të veçantë.

VIRGJERESHA – Planetët tek Bricjapi do bëjnë të përjetosh një vit shumë të luhatshëm përsa i përket jetës seksuale. Do alternosh periudha shumë pasionale me periudha të vakëta, në të cilat do preferosh të mendosh për të tjera gjëra. Gaforrja do jetë një nga shenjat me të cilat do ndihesh rehat nën çarçafë, kjo pasi mes jush ka shumë tërheqje fizike dhe mendore. Për ju është thelbësore që, edhe në shtrat, të ketë kimi intelektuale dhe për këtë arsye edhe Binjakët mund të jenë partnerë stimulantë.

PESHORJA – Saturni në aspekt jo harmonioz do e bëjë 2019 tuaj shumë impenjative edhe në sferën erotike. Do kesh ndjesinë se në çdo natë pasioni do të të duhet të bësh një premtime që nuk do mundesh dot tam bash. Mes shenjave nga të cilat do tërhiqesh, do jenë Bricjapi dhe Gaforrja: Bricjapi sepse nuk do kërkojë përfshirje emocionale nga ana juaj dhe Gaforrja sepse do jetë krejtësisht e kundërta: duke ndjerë atraksion të madh seksual, do kesh vështirësi për t’i hapur zemrën.

AKREPI – Për ty nuk ka rëndësi nëse janë lidhje për një natë apo të qëndrueshme: ti në shtrat ‘shkëlqen’ gjithmonë! Neptuni do bëjë ta jetoni seksualitetin tuaj me doza romantizmi, që do kënaqë më shumë partnerin/en. Një ndër shenjat që do dijë të ndezë më shumë pasionin tënd do jetë Dashi: bashkë do jeni një ‘furtunë’ dhe sherret tuaja do jenë shpesh shkak për nisjen e maratonave të seksit. Nëse do duash të eksperimentosh  diçka të re, Demi do dijë të kënaqë çdo perversitet tuajin.

SHIGJETARI – 2019a do jetë një vit i paharrueshëm për ju në shumë aspekte, që normalisht përfshijnë edhe atë të seksit. Do jesh dashnori/ja ideale për të gjithë ata që kërkojnë një person pasional, të zjarrtë dhe zbavitës në të njëjtën kohë. Binjakët do mund të kalojnë me ju momente shumë të lumtura. Do kaloni orë të tëra duke biseduar bashkë për seksin dhe e gjitha kjo do jetë shumë eksituese për të dy. Me Dashin fjalët do jenë të pakta, por zjarri do jetë shumë i gjallë dhe do ju mbajë zgjuar për shumë netë, të vështira për t’u harruar.

BRICJAPI – Për të jetuar Erosin në harmoni me yjet, këtë vit mund të zgjedhësh nëse do duash ‘të luash’, apo të shndërrohesh në një person ‘të zjarrtë’ nën çarçafë. Kjo mënyrë e të bërit të gjërave do bëjë që shenja e Peshores të humbasë mendjen për ju. Në rastin e dytë, seksi do jetë një ndër elementët kyçë të 2019-s dhe do e gjesh veten duke bërë batuta ‘djallëzore’ edhe me njerëz të panjohur të shenjës së Akrepit.

UJORI – Për ty nuk ka ‘shpikje’ më të mirë se ‘miqtë e shtratit’, me të cilët mund të argëtohesh nën çarçafë pa tabu’ dhe pa impenjime. Shigjetarët do jenë ata me të cilët do arrish të kombinohesh më mirë: do eksperimentoni të gjithë Kamasutrën dhe nuk do keni brejtje ndërgjegje edhe nëse do jeni të lidhur me të tjerë. Qetësia e Shigjetarit dhe dëshira e fortë që ka për seksin, do të të tërheqë në një planet që ti ende nuk e njeh!

PESHQIT – Për të gjithë vitin, me Neptunin në krah, do jesh në kërkim të ëmbëlsisë edhe në sferën seksuale. Do ndjesh tërheqje të fortë për njerëzit që duken shumë të ndryshëm nga ty. Me Virgjëreshën do arrish ta ndjesh veten të lirë, me shpresën se mund të dalë pak romantizëm edhe nga Virgjëresha. Luani do të të surprizojë me mbrëmje përrallore: seksi mes jush do jetë i shkëlqyer, por ‘xixat’ mund të zgjasin pak.

 

Zjarr Tv Ad