Vitin e shkuar, kur disa zyrtarë të Bashkimit Europian u shfaqën gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama reagoi me mjafton zemërim. Mjaftoi një postim i shkurtër i tij në rrjetet sociale dhe Brukseli kërkoi falje dhe prej atij momenti nuk pati asnjë ndërhyrje tjetër publike.
Sot shqiptarët u gdhinë me lajmin se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po ndërhynte në fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale.
‘Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?’ shkruante ajo.
Pas zemërimit fillestar online, Kim bëri një sqarim duke shkruar se janë katër persona të shpallur non-grata nga SHBA.
Por opinioni publik vazhdoi të reagonte me zemërim, ndërkohë që ekspertët citonin Konventën e Vjenës, që i ndalon Kim ndërhyrjen në punët e brendshme, aq më pak në një fushatë elektorale.
Çfarë thotë konkretisht Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e nënshkruar edhe nga Shqipëria?
Në nenin 41 të saj, thuhet se diplomatët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit pritës.
‘Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e të gjithë personave që gëzojnë privilegje dhe imunitete të tilla që të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës. Ata gjithashtu kanë për detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të atij shteti.
Të gjitha punët zyrtare me shtetin pritës, të cilit i është besuar misioni nga shteti dërgues, do të kryhen me ose nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pritës ose ndonjë ministrie tjetër që mund të bihet dakord\Syri