Ja nisma e shqiptarëve në Ukrainë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjuhën shqipe dhe historinë e Shqipërisë e mësojnë në shkollë, por asnjëherë nuk kanë shkelur në vendin e të parëve. Kjo është historia e komunitetit shqiptar, i cili jeton në Ukrainë prej më shumë se 200 vitesh.

Disa prej tyre kanë vendosur të bëjnë një tur veror në vendin tonë për t’u njohur më shumë me doket dhe traditat e shqiptarit. Ideatorja e kësaj nisme është shqiptarja, Tetiana Siupiur, e cila ka treguar edhe domethënien e turit, ku mes tjerash vihet re dëshira e zjarrtë e të rinjve për të prekur tokën e stërgjyshërve. Gjithashtu në fotot e shpërndara prej tyre, vihen re simbolet tona kombëtare, të cilat ruhen me fanatizëm dhe njëherësh admirohen me mall edhe nga brezi i ri.

Si e prezanton Tatiana nismë e saj:

Unë jam Tetiana Siupiur ( Mirabelle Supure) dhe kam lindur në jug të Ukrainës. Prindërit e mi janë nga një fshat që quhet Karakurt ku jetojnë shqiptarët e Ukrainës. Ky fshat ke më shumë se sa 200 vjet që është i banuar. Dhe për mrekulli banorët e Karakurtit vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqiptare dhe traditat shqiptare. Jam rritur më shpirtin shqiptar, gjë që më ka përgatit mirë të dal në jetë. Më ka rritur të jem njëri me kulturë. Udhëtimi im i parë te vendi i paraardhësve të mi ka qenë në vitin 2007. Kam ndier një lidhje të fortë me shqiptarët dhe Shqipërinë. Jam ndier që i kam kuptuar dhe që më kanë kuptuar. Edhe pas 200 vjetësh flasim të njëjtën gjuhë. Kur isha në Shqipëri, kam menduar që të rinjtë e tjerë nga komuniteti shqiptar në Ukrainë duhet të kenë mundësi për të parë këtë vend. Fëmijët në shkollën e Karakurtit mësojnë shqipen bashkëkohore. Një herë në vit, mësuesja e tyre e gjuhës shqipes, Natalia Kircheva, shkon në Universitetin e Tiranës për të mësuar shqipen bashkëkohore. Pastaj ajo kthehet në Karakurt për të mësuar fëmijët.

Të dashur miqtë, kudo që të ndodheni, Karakurt 200 Vjetori i Ekzistencës së Shqiptarëve në Ukrainë, ne kemi një projekt për të realizuar së bashku! Duam të çojmë një grup fëmijësh shqiptarë nga Ukraina në Shqipëri për një pushim veror. Këta fëmijë mësojnë gjuhën shqiptare dhe historinë e Shqipërisë, por asnjëherë nuk kanë shkelur token shqiptare, shkruan justgiving.com.

 

Zjarr Tv Ad