Ja profesioni i vërtetë i aktoreve turke

0
535
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë shumë të njohura, e të dashura për publikun, por jo të gjitha e kanë filluar karrierën e tyre në aktrim. Ja cilat janë profesionet e vërteta të aktoreve të telenovelave.

Beren Saat, të cilën e kemi parë në role të ndryshme si Bihteri në serialin “Dashuri e ndaluar”, ose Kosemi, nëse nuk do të ishte një nga yjet e serialeve dhe filmave turke, me siguri do të punonte  si menaxhere biznesi, pasi kjo është dega që aktorja ka mbaruar.

Aktorja bukuroshe, Tuba Büyüküstün, e cila ka luajtur protagonisten në seriale të ndryshme si “Diamante dhe dashuri”, ku luante në rolin e Elifit, ose Syhani në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, dikur punonte dizajnuese dekori.

Ebru Şahin, ose siç e njohim ne Rejani, e cila luan rolin kryesor në serialin me po të njëjtin emër, ka mbaruar akademinë e sporteve.

Fahriye Evcen, edhe pse nuk e kemi parë shpesh, aktorja bukuroshe ka fituar dashurinë e publikut në serialin “Trumcaku”, ku luajti në rolin e Feridesë. Përpara se të bëhej aktore, Fahriye studionte sociologji në Gjermani. Kur mori propozime për të aktruar, ajo e pezulloi shkollën dhe u kthye në Turqi. Pas përfundimit të serialit, ajo u diplomua në një universitet turk, në degën e historisë.

Aktorja e bukur, Demet Özdemir, përpara se të hynte në botën e aktrimit, dikur ishte kërcimtare.

Nur Fettahoglu, e cila luan rolin e sulltaneshë Mahidevranit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, dikur ka qenë bankiere.

Zjarr Tv Ad