Ja pse djali i Meghan dhe Harry-it nuk do të quhet princ

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë më parë erdhi në jetë djali i princit Harry dhe dukeshës Meghan. Një ditë më pas çifti i prezantoi të gjithëve vogëlushin si dhe zbuluan emrin që kishin zgjedhur për të.

Archie Harrison Mountbatten-Windsor është quajtur vogëlushi, i cili ndryshe nga fëmijët e William dhe Kate; George, Charlotte dhe Louis, nuk do të marrë titullin princ. Madje, Archie nuk do të marrë asnjë titull!

Duke qenë se princi Harry është djali i dytë i princit të Wales-it, fëmijët e tij nuk do të quhen princ apo princeshë. Megjithatë, ekziston një mënyrë që ata ta marrin titullin dhe kjo varet nga dëshira dhe vullneti i mbretëreshës Elisabeth. Por duke qenë se mbretëresha është shumë tradicionale shanset këtë janë të pakta.

Djalit të Meghan dhe Harry-t i takonte titulli Kont i Dumbarton-it (Earl of Dumbarton), pasi ky është një ndër titujt e princ Harry-t. Megjithatë, familja ka zgjedhur të mos i japë atij asnjë titull. Harry dhe Meghan nuk dëshirojnë që djali i tyre të këtë një titull zyrtar. Pra, djali i vogël quhet thjesht Archie Harrison Mountbatten-Windsor!

 

Zjarr Tv Ad