Ish-ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe kvrkoi arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Manjani shkruan se Rama është në sëkëlldi, i është prishur rehati që i ofronte opozita e shitur.
Postimi i plotë:
245 lekë për litër nafta. U ”stabilizua” në këtë pikë çmimi.
Ushqimet e rritura me 30%. Të çimentuara edhe ato.
Energjia e rritur mbi 700kw, me 30%.
Çdo produkt e shërbim i rritur respektivisht me rritjet e mësipërme.
Tani, nëse arrestohet Sali Berisha dhe Ilir Meta siç sugjeron Kryeministri, a ulen çmimet?!
Po korrupsioni i rritur, tenderat sekretë e koncensionet do zhduken?!
Si përmirsohet qeverisja kur kërkohet të shuhet opozita, e di njeri?!
Mua më duket se Rama është në sekëlldi. I është prishur disi rehatia që i ofronte opozita e shitur…
Është Ai që duhet të japë llogari dhe jo të kërkojë llogari të tjerëve!