“Ja pse Rama nuk merr pjesë në Këshillin e Sigurisë për Balilin”

0
762
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka thotë se Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë. Ai theksoi se Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Paloka në një dalje për mediat ngriti disa pyetje, mes të cilave: A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën?

Deklarata e Edi Palokës:

Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë: “Pse nuk arrestohet Klement Balili” Çfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion?

Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet? A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën?

Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Krimi e solli në pushtet, me krimin po e mban pushtetin dhe përmes krimit shpreson ta rimarre atë.

Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të krimit, peng të Rames, Balilëve, Habilëve, Tahirëve, Lul Berishës, Shullazit, ndokëve, roshëve, bushëve, etj.

Ja përse me 18 qershor, ne duhet të bashkohemi për të ndalur këtë të keqe e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ku qytetarët me vullnet të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Zjarr Tv Ad