Ja , sa e dëmton një tatuazh shëndetin tuaj

0
31

Tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur veten apo për të mbajtur gjallë kujtime te ndryshme të cilat I kemi patur në jetën tonë . Por vizatimet me bojë nën lëkurë kanë edhe risqet e tyre kur është fjala për shëndetin.Ja disa anë negative të tatuazheve:

1.Një tatuazh i bërë jashtë kritereve higjienike mund të çojë në infeksion. Në fakt, infeksionet mund të vijnë nga elementë të ndryshëm të procesit, që nga personi që e bën tatuazhin e deri te boja.

2.Mund të zhvillohen alergji nga tatuazhet. Pacientët që nuk kanë pasur reagim alergjik nga tatuazhet e para mund të hasin këtë problem nëse bëjnë tatuazhin e dytë ose të tretë.

3.Mbulimi i lëkurës me tatuazhe mund të fshehë probleme të tjera të shëndetit, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre në fazat fillestare.