Ja si ua nxjerr të palarat VIP-ave Olti Curri…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.

Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekstshkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vasjari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

Olti Curri, ka dështuar për gjetjen e një personazhi, duke u përballur me një dënim. Curri është vënë përballë moderatores Ilda Bejleri dhe kantautores Rozana Radi, ku i është dashur që t’u thotë publikisht të “metat” e tyre.

“Ilda Bejleri, është shumë nevrike dhe jemi zënë gjithmonë për njerëz të tjerë, jo më larg se dje u pajtuam, pasi kishim disa ditë pa folur. Është një nga vajzat që është shumë e bukur live, nuk është se të zhgënjen nga ajo që shfaqet në ekran. Rozana Radi është njësoj si unë e sëmurë nga mendorja. Është e nxituar, edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq. E mira e saj është, që nuk i harron miqtë kurrë. Rozi i do shumë kafshët, edhe unë i dua shumë kafshët, por nuk i mbaj dot në shtëpi, pasi jam alergjik ndaj tyre”, tha Olti.

Zjarr Tv Ad