Ja si paraqitet gjendje shëndetësore e efektives Ina Nuka

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektivja e policisë, Ina Nuka që u dëmtua me kapsoll gjatë protestës së banorëve të Astirit para Parlamentit, është në gjendje të mirë shëndetësore. 24-vjeçarja iu është nënshtuar dy operacioneve në spitalin Numune Training and Research Hospital në Ankara.

Policja ka humbur vetem gishtin e madh nga shpërthimi i kapsollit. Burime për Ora News thonë se asaj do ti merret kockë nga parakrahu dhe tul nga pjesa e legenit për zëvëndësimin e gishtit të madh. Por gishti do të jetë vetëm estetik sepse nuk mund të kryejë funksionin e plotë të tij. Aktualisht Muka është në fazën e mbylljes së plagës së kapsollit dhe më pas do i nënshtrohet operacionit estetik. Autori i dyshuar që hodhi kapsolle ndaj polices, 18-vjeçari Daniel Dobra ndodhet në burg. Efektivja e forcave “Shqiponja” u plagos në protestën e 22 nëntorit, që zhvilluan para Kuvendit banorët që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

 

Zjarr Tv Ad