Ja si paraqitet situata në Bashkinë e Shkodrës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si më poshtë :
Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve po punojnë për pastrimin e trotuareve dhe shpërndarjen e kripës.

Njësia Administrative Dajç:
Në Nj. Administrative Dajç nuk paraqiten probleme.

Njësia Administrative Velipojë:

Në Njesine Administrative Velipojë situata paraqitet pa probleme.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësine Administrative Ana e Malit nuk ka probleme.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në Njësine Administrative Bërdicë nuk ka probleme.

Njësia Administrative Rrethina:

Në Njesinë Administrative Rrethina situata nuk paraqet probleme.

Njësia Administrative Postribë:

Në Njësine Administrative Postribë situata është normale. Ka furnizim me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm normal. Qendrat shëndetësore janë në funksion. Shkollat vazhdojnë normalisht, por me nr. të reduktuar nxënësish. Rrugë janë të hapura, por ka prezencë ngricash dhe kalohen me vështirësi.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në Njësine Administrative Guri i Zi me përjashtim të zonës malore e cila ka prani të dëborës dhe ngricës pjesa tjetër është një ditë normale. Ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Njësia Administrative Pult:

Ka prezencë bore dhe ngricash. Rruga është e hapur deri te antena e AMC –Kir. Vazhdon pastrimi i rrugës nga dëbora. Sot fadroma punon nga Kiri në drejtim të Malit të Shoshit. Nuk zhvillohet mësim. Nuk ka shërbim shëndetësor. Nuk ka energji elektrike në 70% të zonës për arsye të dëmtimit të linjave të brendshme. Janë krijuar grupet e punës dhe po punojnë në çdo fshat për riparimin e saj. Fshati Bruçaj është i bllokuar totalisht.

Njësia Administrative Shosh:

Njesia Admimistrative Shosh eshte e bllokuar nga bora dhe akulli dhe gjendja eshte perkeqesuar nga ulja e temperaturave . Ka rreth 60-80 cm borë nëpër fshatra, mbi 100 cm borë në Malin e Shoshit. Mungon shërbimi shëndetësor. Temperaturat e ulta deri -10 gradë kanë krijuar akull edhe në rrugët këmbësore që përbën rrezik për banorët. Energji elektrike ka. Shkollat janë të mbyllura. Për hapjen e rrugës po punohet nga dy subjekte private në dy drejtime, nga nga Kiri dhe nga Bregu i Lumit në drejtim të Malit të Shoshit.

Njësia Administrative Shalë:

Në Njësine Administrative Shalë ka energji elektrike. Qendra shëndetësore është e hapur. Rruga është e bllokuar.

Zjarr Tv Ad