Jahjaga: Me publikimin e fotografisë janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidentija e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi i bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka shkruar se dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autenticitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë.

 

Zjarr Tv Ad