Jahti pëson defekt motorik në Divjakë, Kapiteneria e Durrësit organizon operacionin dhe shpëton personelin

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një jaht ka pësuar defekt në motor gjatë mbrëmjes së djeshme, në afërsi të Divjakës, shkruan newsbomb.al. Ai ka kërkuar ndihmë në sallën e Kapitenerisë së Portit të Durrësit dhe menjëherë është organizuar operacioni i shpëtimit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se kapiteni në bazë të ligjit ka nxjerr urdhrin për shpëtimin e mjetit lundres që kishte dhënë sinjal në orën 20.20 dhe ka bërë ndërlidhjen me anijet që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”.

“Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e “Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres, i cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin “Dartista 07”, thuhet në njoftim. Mjeti lundrues në rrezik është ankoruar në kalatat e Portit të Durrësit dhe i gjithë personeli është shpëtuar.

Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti “Dartista 07” qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri. Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se: Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e “Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin “Dartista 07” dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes “Spirit of Chena”, kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u realizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.

Zjarr Tv Ad