Skualifikimi i Shqipërisë mbrëmjen e djeshme nga finalja e Eurovision shkaktoi reagime të shumta. Personazhe të njohura kanë përkrahur dhe gjykuar performancën e këngëtares Ronela Hajati dhe jo vetëm.
Lidhur me këtë, moderatorja Fatma Haxhialiu ka reaguar e revoltuar, ndërsa thotë se “nuk ngeli profesor e doktor pa folur për cicat, kofshët e b*thën e Ronelës”, por nuk ngrenë zërin për problematika shqetësuese, siç është shëndetësia, analfabetizmi etj.
Postimi i plotë i Fatma Haxhialiut:
Jallaaaaah belaaa, nuk ngeli profesor e doktor pa fol per cicat, kofshet e b*then e Roneles.
Nje barre me shkolle e shkoni merreni me analiza peshe trupi e cicat e grave…e pra ky eshte problemi i VERTETE ne THELB ne kete vend !!!
Ne vend te analizave profesionale ne punet tuaja, ne vend qe te ulerini per nje shendetesi me te mire, se po vdesim si minj dyerve te spitaleve, ne vend qe te ulerini per shifrat skandaloze te analfabetizmit ne vend, ne vend qe te flisni per drejtesine mjerane, ne vendin e kapur nga te fortet, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj te zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni.
Kjo performance provokoi, evokoi dhe shperfaqi edhe njehere frustrimin seksual te nje populli incestual qe akoma ka turp te shikoje veten lakuriq ne pasqyre!
Te tjerat (qe as nuk me shqetesojne), jane llafe kafesh me vra kohen, mqs e kemi me tepri si popull !