“Jam akoma e tronditur”, Eni Çobani flet si e përjetoi aksidentin

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatja e njohur dhe shumë e dashur për publikun se sajë të emisionit “Shihemi në Gjyq” Eni Çobani ka folur rreth aksidentit që pësojë para pak ditësh.

Çobani shprehet se ka kaluar momente të tmerrshme dhe ende është e rënduar nga ajo që ka përjetuar.

“Të më falni për vonesën në përgjigjigje por kam kaluar dhe jam akoma e rënduar nga ajo që përjetova”,- thotë Çobani.

Çobani në momentin e aksidentit ka qenë në shoqërinë e mikeshave të saj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:50 në hyrje të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Përroi i Shydenicës”.

Makina tip “Audi Q5” që drejtohej nga zonja Çobani ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës duke u rrokullisur. Në një makinë tjetër shoqëruese ndodheshin edhe Pranvera Vatoci e Rezarta Metaliaj, të cilat kanë njoftuar policinë, duke i dhënë ndihmën e parë. Zonjat ktheheshin nga një darkë së bashku e fatmirësisht nuk kanë marrë plagë të rënda

Zjarr Tv Ad