“Jam i gatshëm ta mund thellësisht kundërshtarin”, Xhelal Mziu flet troç: Ja çfarë do bëja për Kamzën

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu. Në një komunikim që ka patur me gazetarin Xhimi Samarxhiu, Mziu është shprehur i gatshëm të kandidoj sërish për Bashkinë e Kamzës dhe të përballet me kundërshtarin e tij politik, teksa ka shprehur bindjen se do ta mund thellësisht.

Ndër të tjera në fjalën e tij Mziu ka treguar se është shumë i lidhur më qarkun e Dibrës dhe dëshiron ta jap aty kontributin e tij por megjithatë edhe në Bashkinë e Kamzës do të kandidonte për detyrën e kryetarit të bashkisë.

“Unë jam i angazhuar maksimalisht. Opsioni më i madh i imi është që të jap kontributin tim në qarkun e Dibrës por pse jo dhe në Kamzë. Por nëse do të ishte një opsion, nëse Bashkia e Kamzës do ishte pa kandidat që e merr përsipër unë jam i gatshëm për ta mundur thellësisht kundërshtarin politik.” – tha Mziu në Zona Zero.

Zjarr Tv Ad