“Jam i ngopur me para dhe luks”, Pacolli: Më vjen keq që nuk m’u dha mundësia që të udhëheq Kosovën

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, politikani shkruan se është “i ngopur me para, pozita e luks”, por shton se i vjen keq që s’ka pasur asnjëherë mundësi që ta udhëheqë dhe zhvillojë Kosovën.

“Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë”, shkruan Pacolli.

Zjarr Tv Ad