“Jam i pari që duhet fajësuar”, Inzagi pas humbjes në transfertë: Udineze ishte superiore, e meritoi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Interi mori një rezultat zhgënjyese në transfertë duke u mundur nga Udineze 3-1 në javën e shtatë të Serisë A. Në një intervistë për “DAZN”, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, nuk e fshehu zhgënjimin, duke thënë se rivali e meritoi fitoren.

“Isha i frikësuar që të luaja me një lojtar më pak. Bastoni dhe Mkitarjani e paguajtën, Udineze ishte më e kujdesshme. Bastoni donte të qëndronte në fushë, por ato zgjedhje duhej të bëheshin. Unë doja të rregulloja skuadrën pa ndryshuar formën.

Pas avantazhit, ne duhet ta menaxhonim lojën në një mënyrë tjetër dhe duhet të bënim më mirë. në pjesën e dytë ne ja dolëm mirë, por më pas bëmë disa gabime dhe i lejuam vetes të pësonim dy gola, nga Udinese bëri shumë mirë.

Jam i pari që duhet fajësuar. Ne duhet të bënim patjetër më shumë, Udineze ishte superiore dhe e meritoi plotësisht fitoren.

Është e njëjta ndjesi si sezonin e kaluar. Duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë”, u shpreh Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad