“Jam i tronditur nga kërkesa e SPAK”, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Pafajësinë time do ta provoj në gjykatë si çdo qytetar

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Alqi Bllako reagon për herë të parë, pasi SPAK sot iu drejtua me kërkesë Kuvendit dhe kërkoi heqjen e mandatit të deputetit. Mirëpo, përmes një shënimi në profilin e tij, Bllako thotë se nesër do të dorëzojë në Kuvend zyrtarisht dorëheqjen dhe me Gjykatën do të përballet si çdo qytetar tjetër.

“Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë”, shkruan ndër të tjera Alqi Bllako.

Zjarr Tv Ad