“Jam kundër vaksinimit të detyruar”, Erion Dasho: Në Gjermani paguajnë testin e shpejtë aq sa kushton kafja në Shqipëri

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku shqiptar që ushtron profesionin tij në Gjermani, Erion Dasho ka folur për “Vaksinimin e detyruar” të studentëve shqiptarë.

Gjatë një lidhje në “Skype” në emisionin “Me Xhaxhiun”, Dasho nuk ka kursyer kritikat për qeverinë Rama dhe komitetin e ekspertëve të cilët sipas tij nuk duhet të bëjnë të detyrueshëm vaksinën për studentët. Mjeku na ka treguar si veprohet me studentët në Gjermani të cilët nuk e kanë të detyrueshëm vaksinimin por kryejnë teste të shpejta që kushtojnë vetëm 0.5 cent.

Në Gjermani nuk ka vendime si në Shqipëri, nuk të detyron askush. Të bësh vaksinën por rekomandime për të mbrojtur shëndetin. Ka persona që për zgjedhje personale nuk duan të vaksinohen. Testimi i shpejtë në Gjermani është falas ose me një çmim i papërfillshëm 0.5 cent, sa kushton një kafe në Shqipëri.

Urdhri është i gabuar për vaksinimin e detyruar. Nuk duhet të ndiqet detyrimi në raport me procedurat shëndetësore. Kjo nuk i shërben vaksinimit, nëse e detyron studentin e mjekësisë të vaksinohen, më vjen keq që studentët që nuk e kuptojnë vaksinën. Nuk ka dyshim që përfitimet të vijnë nga vaksina janë më të mira sesa dëmet që vijnë nëse nuk e bëjnë.

Sot në Harvard janë të vaksinuar 98% të studentëve nuk janë të detyruar të vaksinohen. E respektoj shumë dëshirën e tyre që kanë zgjedhur mos vaksinohen. Nëse studentët në studio në kanë bërë më shumë hulumtime se Harvardit. Ju nëse mendoni se jeni më të zot se kolegët në Harvard unë tërhiqem. Shkolla është një vend ku rriten shifrat e të prekurve. Unë mbështes ata që janë kundër vaksinimit me detyrim. Nuk ka vend për detyrim është mënyra më e gabuar për të nxitur vaksinimin, sot në rast se do ta bësh auditorin e sigurt. Pedagogët që janë 60 vjeç janë të frikësuar për të futur në auditore, pasi virusi për pedagogun do të jetë fatal. Testi i shpejtë mos afrohet me çmime abuzive 20 euro por siç e kemi në Gjermani 0.5 cent dhe futet në auditor duke qenë i bindur që nuk rrezikon asnjë. Këto janë në përputhje me studentin për të mësuar dhe për pedagogun.

Nuk është e vërtet që i vaksinuari ka një mbrojtje 80% kurse i pavaksinuari nuk është i mbrojtur. Konkluzioni është që vaksinat ofrojnë mbrojtje nga 80 deri në 95%. Unë jam dakord që mos kryhet nga vaksina kineze e cila është e paverifikuar nga FDA, Pfizer ose Astra Zenica të cilat janë certifikuara. Vaksina ofron mbrojtje ndaj infeksionit dhe ndaj vdekjes“, tha mjeku Dasho.

Zjarr Tv Ad