“Jam me Saimir Tahirin e akuzuar”, analisti Hoxha: Prokuroria ka mbetur në nivelin e dyshimit të arsyeshëm, s’ka mbledhur dot prova të bindë gjykatën!

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artan Hoxha komenton pretencën e prokurorisë me 8 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke thënë se me gjasë organi i akuzës nuk do të arrijë të bindë gjykatën.

“Për Saimir Tahirin e akuzuar, unë jam me të”, tha analisti Hoxha duke shtuar se “Tahiri është vetëm një i dyshuar, pasi prokuroria s’ka arritur të mbledhë prova për të bindur gjykatën përtej dyshimit të arsyeshëm”.

“Unë konstatoj që prokuroria ka mbetur në nivelin e dyshimit të arsyeshëm dhe nuk po e kalon dot kufirin e nevojshëm në gjkatë, që është përtej dyshimit të arsyeshëm. Nëse gjykata nuk bindet përtej dyshimit të arsyeshëm, ai person është i pafajshëm.

Prokuroria s’ka mbledhur dot prova që ta plotësojë dyshimin për të bindur gjykatën, mund të ndodhë kjo, që nuk ka dashur, nuk ka mundur, nuk ka ditur. Kjo që them me bindje sot Tahiri është vetëm një i dyshuar”, deklaroi analisti Hoxha në emisionin “Opinion”.

Ndërkaq, pedagogia Iris Luarasi u shpreh se “një gjysëm e vërtetë nuk mund ta bëjë një njeri fajtor”. Ajo vlerësoi rritjen e madhe të besueshmërisë së qytetarëve gjatë kohës kur Tahiri drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Zjarr Tv Ad