Një emigrant është ankuar për situatën në pikën kufitare duke thënë se nuk i lejojnë autobusët të kalojnë dhe kanë mbetur të bllokuar. Duke folur për gazetaren e Fax News, Brikena Hoxhalli shprehet se është me fëmijë të vegjël prej 4 orësh dhe nuk i japin asnjë informacion.
Ndonëse bllokimin e bëri pala greke, fajëson Shqipërinë duke thënë se është penduar që ka ardhur në atdhe.
“Vetëm autobusët nuk kalojnë, ndërsa taksistët kalojnë. Unë jam me dy fëmijë, ku ti coj. Kërkojnë të shkojnë në tualet, ku ti coj. Në këmbë do iki dhe do gjej një mënyrë të kaloj sot, nuk ka shanse të kthehem.
Kemi 4 orë që po qëndrojmë këtu. E kemi krijuar urrejtjen me këto padrejtësi. Ju lutem shteti të bëjë zgjidhje se nuk do e kthejmë më kokën. Jam i penduar që jam kthyer. Erdhëm këtej të japim ato dycka leka, të shpenzojmë për vendlindjen tonë, po ku të lenë këta”, u shpreh ai.
Më parë, u ra dakord që të vijojë kalimi i emigrantëve edhe ditën e sotme deri në orën 22:00, ndërsa është e paqartë çfarë po ndodh me autobusë