“Jam shefe në doganë”/ Si 25-vjeçarja mashtroi pronaren e butikut për të përfituar veshje falas dhe 1000 euro për blerjen në ankand të orave “Rolex”! E reja arrestohet nga policia

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Punoj në doganë”  është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh simpatinë apo edhe përkujdesin dhe “respekt” të befasishëm nga ata që ke përballë. Pikërisht me këtë shprehje është prezantuar një 25 vjeçare në Tiranë.

E reja me inicialet M. C e moshës 25 vjeç u paraqit e veshur serioze në një butik të njohur në kryeqytet, dhe mbasi ka zgjedhur veshjet më të mira ka treguar se i duheshin për një punë, aty ku ajo këmbëngulte se ishte e angazhuar si zyrtare e doganave.

“Më duhen për përditshmërinë në dogana,” ka shtuar e reja dhe pa ju dridhur qerpiku ka paguar veshjet e shtrenjta

Gruaja që zotëron biznesin e veshjeve prej 16 vitesh i është përkushtuar në shërbim

“Klientja erdhi mbas disa kohësh – denoncon ajo në polici – dhe në bisedë e sipër më tregoi se doganat do nxirrnin në ankand ora ‘Rolex”.

E bindur se ishte lidhur me zyrtaren e duhur për të bërë biznes, kallëzuesja sipas burimeve policore të Gazetës “Si” nuk ka hezituar aspak. “Më tha se zakonisht orat i çonin në argjendari. Nuk hezitova, ishte një mundësi për të bërë ekonomi të mirë. Më kërkoi që t’i jepja kapar mbasi orët Rolex duheshin zhdoganuar, dhe se nuk mund të bëhej asgjë pa kapar. Më pas kur vërejti interesimin tim më dërgoi  para fotografitë e dy orëve të para dhe tek e treta më kërkoi kapar 350 euro që mos të hidhej në ankand”.

Policia thotë se për secilën nga orët Rolex që u panë si fotografi u pagua kapari prej 350 euro  dhe se gjithsej shuma e paguar shkon në 1 mijë euro. Me kalimin e ditëve denoncuesja ka vazhduar rutinën duke pritur deri ditën kur është telefonuar nga një person i dytë.

“Personi me inicialet L.H më tha se duhet të kaloja nga zyra e shefes se shefja kishte bërë pagesën për Rolex”, kujton gruaja biznesmene e mashtruar nga 25 vjeçarja.

Duke u shkëmbyer me mesazhe biznesmenia i ka thënë që gjendej ende jashtë dhe se orët e shtrenjta do t’i merrte sapo të mbërrinte.

Ditët më vonë bën me dije policia, “biznesmenia duke tentuar që të ruante nga përgjimet doganieren, u përpoq për më tepër se një javë të lidhej me djalin që i ishte prezantuar si njeriu që do ja dorëzonte orët”.

Kjo gjë ka rezultuar e pamundur. “Shkova në vendin ku mendoja se mund të gjendej L.H dhe kur u ngjita sipër nuk e gjeta, askush nuk kishte dëgjuar për të. Dhe as për doganieren”.

Megjithatë gruaja ka qenë mosbesuese për merakun se mos ishte mashtruar. “Gradualisht nisa të pyes për vajzën dhe mësova se doganat kur sekuestronin mall e nxirrnin në ankand që do të thotë se kapari për Rolex ishte tamam” thotë më tej biznesmenia në polici.

Megjithatë ajo e ka pasur të vështirë të kontaktojë dhe të lidhet në telefon.

“Në numrin që më kishte telefonuar ndonëse nuk po arrija ta gjeja dhe dilte inegzistent, rashë në kontakt. Vajza më tha se punonte tek forcat operacionale  dhe kur rashë në adresën e saj, pronarët e shtëpisë më thanë se  nga një vit vajza na ka paguar vetëm dy herë qiranë. Në këtë shtëpi pronarët mu ankuan se ajo  vajzë kishte shitur gjërat e lëvizshme dhe se kishte paguar vetëm dy muaj paradhënien dhe pastaj ishte zhdukur”,- denoncon më tej biznesmenia.

Policia thotë se më pas biznesmenia ka vrapuar në polici për të kërkuar ndihmë.

Bëhet me dije se mbasi kanë kqyrur telefonin e gruas, ku ajo vazhdonte ta mbante të shënuar emrin e 25 vjeçares me emrin “drejtoresha e doganave” , ka bërë identifikimin e saj dhe më pas e ka arrestuar për akuzën e mashtrimit.

“E reja nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë” bëjnë me dije burimet sipas të cilave, me shumë mundësi ajo ka mashtruar me të njëjtën skemë dhjetëra biznesmenë në Tiranë.

Zjarr Tv Ad