‘Jam tabelë qitje për qeverinë’-Iriqi bisedon me Batonin

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iriqi: – U mbive në televizor shqiptarëve. Bëj ndonjë ditë pushim, o njeri.

Batoni: – E di, e di. Nuk dua as unë, por nuk e kam në dorë. Më nxjerr Rama nga që ka plot halle.

Iriqi: – Po ç’lidhje ke ti me hallet e Ramës?

Batoni: – I ndërthur Endri Fuga. Dal unë në çdo ekran që njerëzit të më sulen

Iriqi: – Të sulen në fakt se ti flet gomarllëqe.

Batoni: – Se ç’flas unë s’është në dorën time. Që një ditë para më vjen në celular përmbajtja e asaj që do nxjerr nga goja. Më besoni që dhe unë shumë herë e pështyj veten kur e lexoj, po jam i detyruar. Se ngjan me ato tabelat për qitje në kohën e komunizmit. Po tani në vend të Niksonit atje vendoset fytyra ime. Populli më turret dhe harron.

Iriqi: – Çfarë harron?

Batoni: – Harron që rriten çmimet, që vjedh qeveria, që s’ka investime, që rriten borxhet. Këto nuk u hyjnë në sy. U mbetem unë në gojë. Turp Baton, si flet kështu more Baton, je i sëmurë mendor o Baton, spiun i serbëve Baton. Ja, kaq është loja me mua.

Iriqi: – Po ti pse pranon?

Batoni: – Se së pari më paguajnë shumë. Po aq shumë sa dhe presidenti i Amerikës më ka zili për kaq para sa marr. Dhe së dyti…

Iriqi: – Po, na e trego, së dyti.

Batoni: – Së dyti nuk më pranojnë në Kosovë. Kaq më urrejnë sa atje shkoj veç natën. Ditën nuk guxoj.

Iriqi: – Vërtet ti e sjell miellin serb në Shqipëri?

Batoni: – Miell-miell nuk sjell askush. Sjellim maune krunde. Me ato fitohet goxha. E marrim dy lekë dhe e shesim psh dyqind. S’ka fare proteinë, është si të mbushësh stomakun me ajër. Ama fitimi kaq joshës sa në Shqipëri mua më bije çdo ditë telebingo.

Iriqi:-  Pse tani kërkon të mos kandidojë Berisha për kryetar i PD-së?

Batoni: – A të thashë që flas çfarë më shkruan Endri. Siç duket Rama nuk do që vendi të ketë një opozitë të fortë

Iriqi: – Dhe ?

Batoni: – Dhe unë i bëj reklamë Berishës.

Iriqi: – Si?

Batoni: – Se duke e sharë unë shqiptarët më shumë e votojnë. Ka kohë që kjo është e vërtetuar. Ndaj i kam thënë Ramës, më mirë ta lavdërojmë Berishën. Ashtu i bien votat atij.

Iriqi: – E ç’ka thënë ai?

Batoni: – Ka rënë përtokë. Ka alergji ai nga çdo fjalë e mirë për Saliun. I kruhet trupi dhe ia fut në çast nja tre viza. Pastaj mbledh veten e bërtet, shpif e shaj sa më shumë, o Baton! Jepi, o arushë e Kosovës! Jepi!

Zjarr Tv Ad