“Jam Zot i fatit tim”/ Spahia i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: Ndërhyri në fushatë!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia, kandidat për kryetar i Bashkisë së Shkodrës, i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim, pas deklaratave të saj, ndaj kandidatëve të sponsorizuar nga persona non-grata, në këtë rast Sali Berishës.

Pjesë nga biseda:

Bardh Spahia: Unë në fakt, mbështetjen dhe detyrimin si kandidat e kam ndaj mbi 1 mijë anëtarëve të PD që më kanë votuar për të qenë përfaqësues i tyre. Mbështetjen dhe detyrimin do ta kem ndaj çdo qytetari shkodran. Problemi është sponsorizimi dhe mbështetja që i ofrohet qeverisë më të korruptuar dhe kriminale.

Ylli Rakipi: Çfarë do t’i thoshit ambasadores?

Bardh Spahia: Unë i premtoj votuesve të jem pranë problematikave dhe halleve të tyre të panumërta. Shumica që kanë lidhje direkte me qeverinë e Edi Ramës, që po u merr frymën.

Ylli Rakipi: Ambasadorja thotë, kush do t’ju zotëroj dhe çfarë do t’ju detyroheni atyre?

Bardh Spahia: Më vjen t’i përgjigjem me një poezi të famshme. “I am the master of my faith, I am the captain of my soul” (Jam Zoti i fatit tim, kapiten i shpirtit tim). Askush përveç shpirtit dhe mendjes time, që më kanë orientuar tek ato zgjedhje që kam gjykuar si më të drejta për vendin tim.

Ylli Rakipi: Cfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA-të, pyet ambasadorja?

Bardh Spahia: Unë kam detyrimin si përfaqësues i atyre anëtarëve, që më kanë zgjedhur me shumicë absolute, t’i përfaqësoj denjësisht.

Ylli Rakipi: A është deklarata e Kim një ndërhyrje dhe a ndiheni ju në disavantazh pas saj?

Bardh Spahia: Mendoj se, sidomos pas fillimit zyrtar të një procesi zgjedhor duhet të jemi më të matur dhe të kujdesshëm, aq më tepër trupi diplomatik, që sic e kanë cilësuar përfaqësuesit e Rithemelimit, kanë disa detyrime ndaj ligjeve të vendit. Mendoj se është një ndërhyrje.

Zjarr Tv Ad