Ambasadorja amerikane ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Çim Peka, i cili në edicionin e lajmeve dje zbuloi disa detaje nga takimi i diplomates amerikane me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Sipas Pekës, Basha i ka bërë të qartë diplomates amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”.
Më tej, siç citon gazetari, Basha ka akuzuar Kim se është palë me kryeministrin Rama.
“Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh. Ka pasur një bisedë shumë të acartë, të fortë nga kryetari i opozitës zoti Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, gjatë drekës”.
Sot paradite përmes një postimi në twitter, ambasadorja amerikane teksa ka shpërndarë linkun e lajmit me titull ” Çim Peka: Lulzim Basha i tregoi vendi Yuri Kim, e mori në telefon duke i ulëritur e i tha “Unë s’jam Luli Basha”, shkruan “Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”.