Ish-sekretari amerikan i shtetit, James Baker, 31 vite më parë, do të jepte mesazhe të forta, në vizitën e parë historike, në Tiranë, kur Regjimi komunist ishte rrëzuar dhe Shqipëria kishte hedhur hapat e parë të lirisë dhe demokracisë.
Shqiptarët, për herë të parë pas 46 vitesh, po votonin të lirë.
Votës dhe lirisë së zgjedhjes i dedikoi një pjesë të fjalimit edhe Baker para mijëra shqiptarëve në sheshin
Skënderbej kur tha se më në fund shqiptarët do të zgjidhnin liderët që donin.
“Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj! , do t’i drejtohej shqiptarëve, Baker.
Këto mesazhe inkurajuese të ish-sekretarit amerikan të shtetit ishin lajtmotiv për demokracinë shqiptare, ndonëse në hapat e saj të parë, por që shërbyen edhe si gur themeli për dy dekadat e ardhshme.
Por, 30 vitë më pas, në korrik 2021, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim bëri një deklaratë shokuese.
“Do hani bar po zgjodhët liderin që doni! , deklaroi Yuri Kim.
Në fakt, kjo deklaratë e Kim shërbeu që demokratët të riktheheshin te vota e lirë dhe sot janë i vetmi formacion politik në vend që voton dhe vota numërohet.