“Janë arrestuar 4 kafshë” Rama reagon për vrasjen e 26-vjeçarit

0
9

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në facebook, lidhur me vrasjen e pak ditëve më parë në kryeqytet. Rama është pyetur nga ndjekësit nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit, i cili punonte në vilën në rikonstruksion të familjes Kusi.

“Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat”- shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

“Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke😉” shkruan Rama në përgjigje të ndjekësit të tij në facebook.

26-vjeçari Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë mesditën e 22 gushtit, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile 3-katëshe, që ndodhet pranë një blloku pallatesh. Sipas policisë i riu u qëllua nga dy djemtë e familjes Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim. lidhur me ngjarjen u vunë në pranga 4 persona.