“Janë kriminelë”/ Retorika diskriminuese nga Braverman, shqiptarët e Londrës ngrihen në protestë: Ne punojmë, paguajmë taksa dhe….

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas retorikës diskriminuese të sekretares së Punëve të Brendshme Suela Braverman ndaj shqiptarëve në Angli, ku mes të tjerash tha se janë kriminelë dhe propozoi që të dërgohen në Ruandë, këta të fundit janë ngritur sot në protestë.

Me flamuj shqiptarë në krahë, muzikë patriotike dhe pankarta në duar, ata dërgojnë mesazhin se “janë shqiptarë, punojnë e paguajnë taksa”.

Deklarata e Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët, u amplifikua nga mediat në Angli, ato të cilat kanë politikë editoriale kundra emigrantëve.

Zjarr Tv Ad