“Janë kthyer hijet e para 30 viteve, është asgjësuar procesi politik”/ Varaku: Rama po u hedh ‘hi syve’ shqiptarëve…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Redi Varaku është shprehur se nuk sheh një proces bashkimi mes demokratëve pavarësisht se retorika është e fortë.

I ftuar në studion e ‘Fax News’ Varaku tha se opinionit publik po i përçohet mesazhi i fundit të krizës brenda PD por nga ana tjetër mungojnë aktet konkrete.

Ai shtoi ndër të tjera se kriza brenda forcës më të madhe opozitare është simbol i krizës së madhe që na ka kapluar si shoqëri, duke theksuar se është asgjësuar procesi politik dhe janë kthyer hijet e regjimeve të shkuara.

Pjesë nga studio:

Varaku: Nëse deri dje ishte përgjegjësi e Bashës unifikimi i partisë, sot nuk është më. Secila palë bën llogaritë e saj, nëse para 6 marsit Basha u ndje i pavarur dhe vazhdoi, uroj që këtë gabim të mos e bëjë Berisha.

Është përgjegjësi e asaj që tani e konsiderojmë shumicë të një pakice, sepse duhet thënë se PD sot është tkurrur. Nuk mund të fajësojmë më Bashën, i takon zotit Berisha. Palët janë në pozicione ku secila pretendon të marrë sa më shumë nga ajo që ka.

-Si e shihni një koalicion mes PD dhe LSI?

Varaku: Janë vendime politike, Berisha ka marrë vendimin të përjashtojë fare atë grupine Alibeaj dhe ka rënë dakord për koalicionin. Nga ajo që pamë me 6 mars ishte një numër votash 30% me pak.

Për momentin nuk shikoj ndonjë mundësi për bashkim.Kur Berisha u pezullua nga grupi parlamentar e shikoj të pamundur arritjen e një koalicioni të madh. Pas datës 9 shtator është diçka që ka prodhuar një realitet krejtësisht tjetër politik, nuk shoh ndonjë të ardhme por do ia lëmë kohës.

Retorika e bashkimit kërkon të japë mesazh për opinion publik por palët janë larg akteve reale për bashkim, e shoh shumë të largët.

-Opinioni juaj lidhur me konsultimet për presidentin e ardhshëm?

Varaku: Rama e ka zgjedhur presidentin, ai thjesht po u hedh hi syve shqiptarëve. Kriza brenda PD është simbol i krizë së madhe qe kemi si shoqëri pas 30 vitesh, është asgjësuar procesi politik dhe janë kthyer hijet e regjimeve të shkuara.

Zjarr Tv Ad