“Janë opozitë fake”, Noka sulmon deputetët e PD-së: Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku janë marioneta të Ramës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së, Flamur Noka ka sulmuar deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët i ka cilësuar si marioneta të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë në “RTSH”, Noka tha se kolegët e tij demokratë kanë si qëllim kryesor mbajtjen peng të PD-së dhe përçarjen e kësaj force politike.

Pjesë nga intervista:

Noka: Ka indidividë që bëjnë gjithçka për të mbajtur peng deputetët për të mos iu bindur vullnetit të zgjedhësve të tyre. E them me dhimbje këtë, sepse do të doja që të gjithë kolegët të ishin pjesë esenciale e e betejës me Edi Ramën. Them me dhimbje, sepse shoh kolegë që shndërrohen në marioneta të Edi Ramës. Ky është një grup i vogël që vazhdon agjendën e Lulzim Bashës.

Zoti Alibeaj më ka pohuar të kundërtën. Cila është agjenda e Lulzim Bashës sipas jush?

Noka: T’i shërbejë Edi Ramës dhe kurrë Partisë Demokratike. Koha e ka vërtetuar këtë. Keni parë ju të vijnë në seli Enkelejdi, Gazi dhe Jorida?

Zjarr Tv Ad