“Janë përfaqësues të Metës”, Alibeaj: Nuk do ta mbështesim Belind Këlliçin, Spahinë e Boçin

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tregoi mbrëmjen e sotme se cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat PD do vijojë fushatë deri ditën e zgjedhjeve.

Alibeaj u shpreh në një intervistë në “A2 Cnn” se në ato Bashki ku PD-ja formale nuk do të ketë kandidatë, ata do të fokusohen në çështjet politike por edhe në atë të ringritjes së PD-së.

Po ashtu Alibeaj theksoi se linja politike që do të ndiqet nga selia blu është kjo: demokratët dhe elektorati gri do të ftohen që të mbështesin kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.

“Pse nuk do të thuhet nga ana jonë që të votohet një ish demokrat siç është Luçiano Boçi, apo Këlliçi e Cara e shumë të tjerë? Sepse ata sot janë strehuar në një parti të majtë siç është PL.”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se asnjë nga kandidatët e “Bashkë Fitojmë” nuk është për të demokrat, por i cilësoi si përfaqësues të Ilir Metës.

Teksa u pyet për kandidaturën e Bardh Spahisë në Shkodër, një bastion historik i të djathtëve, Alibeaj përsëriti se qëndrimi do të jetë i njëjtë.

“Unë besoj isha i qartë në atë që u shpreha. Nuk është gara jonë. E kemi fare të qartë. Qëndrimi politik i PD-së në zgjedhjet që vijnë, aty ku kemi vetëm këshilltarë bashkiakë do të jetë votimi i listës së këshilltarëve bashkiakë të PD-së, me numrin 9”, u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad