Janë pezulluar nga detyra 22 policë dhe shefa Komisariati në Vlorë dhe Himarë/

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U pezulluan nga puna 22 policë e drejtues policie në Vlorë, si dhe janë vënë në masë disiplinore, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me elementë k*riminalë, dhe nuk kanë asgjësuar një parcelë të madhe me d*rogë.

Pas një analize të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtori Ardi Veliu, ka dhënë urdhër që 12 prej punonjësve të Policisë, të pezullohen nga detyra, ndërsa për 10 të tjerë është dhënë masë disiplinore.

Prokuroria e Vlorës, ka nisur hetimet për këtë rast disa muaj më parë, pasi dyshohet se zyrtarët e Policisë, kanë bashkëpunuar me punëtorët e hashashit dhe “mbikqyrësit” e parcelës me 6700 rrënjë, dhe nuk kanë bërë asgjësimin e saj. Sipas burimeve, parcela ka qenë anës rrugës, në një zonë fushore dhe lehtësisht e dukshme nga efektivët e policisë.

I proceduar për rastin është vetëm pronari i tokës, i cili kishte ngritur një stan delesh krah pracelës, ndërsa në ditët në vijim, pritet të arrestohen zyrtarë të Policisë së Vlorës dhe të Himarës, pasi kanë pasur dijeni të plotë për parcelën, por që nuk kanë ndërhyrë për asgjësimin e saj. Raportohet se; d*roga i përkiste një grupi të fuqishëm k*riminal, që vepronte në zonën e qytetit bregdetar.

Parcela u asgjësua me benzinë vetëm 4 ditë më parë, nga Policia, me mbikqyrjen e Prokurorisë së Vlorës.  Kështu, janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Mes të pezulluarve, është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe ai i Himarës, Arjan Tase, shefi i k*rimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë, etj.

Zjarr Tv Ad