‘Janë provincialë, mendojnë se i tërheqin shqiptarët prej hunde”, Rama sulmon Berishën e Metën: Ambasadorët e SHBA nuk bëjnë politikë personale

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ka qenë në promovimin e librit të gazetarit Roland Qafoku, për ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në vendin tonë, kryeministri Rama ka shfrytëzuar rastin për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë.

Rama tha se është provincializëm që të mendohet se ambasadorët e SHBA veprojnë me mendjen e tyre në Shqipëri, dhe se sovraniteti i Shqipërisë mund të vendoset duke sulmuar përfaqësuesit.

Rama u shpreh se SHBA kanë qenë pro Shqipërisë që në krye të herës, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që kanë mbajtur politikanë vendas. Unë nuk e kam lexuar librin, dhe nuk e dija se do të flisja, jam këtu për të respektuar autorin e këtij libri, që meriton përgëzime dhe mirënjohje për punën voluminoze që ka bërë.

Një libër i tillë mbase do të ishte absurd në çdo vend tjetër të Europës, por jo në Shqipëri. Historia e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me këtë marrëdhënie, që në krye të herës, që ishte si njëlloj dalje ZOT i SHBA për Shqipërinë.

Roli i ambasadorëve të SHBA në Shqipëri mbetet i pazëvendësueshëm, edhe pse nuk më vjen fare mirë që ta them këtë, por kjo është e vërteta. Kjo ka të bëjë me ne, me historinë tonë, me stadet tona të zhvillimit, me nevojën tonë për këtë marrëdhënie sot e gjithë ditën, që është shumë më strategjike nga sa lexohet në pamje të parë.

Si në çdo vend të vogël, ka një numër të konsiderueshëm fodullësh provincinalë që na mendojnë ne kërthizën e botës, dhe që mund të udhëhiqet me sovranitet që buron nga lumenjtë e kulluar. Nëse sot jemi një vend i pacenueshëm, nuk është rezultat i ndonjë dekreti hyjnor, por ndër të tjera rezultat i kësaj marrëdhënie jashtëzakonisht strategjike.

Mbase mund të thuhet se çfarë mendojnë politikanët shqiptarë për ambasadorët amerikanë, që e kanë thënë më shumë se njëherë, edhe atëherë kur flasin për respekt, edhe atëherë kur duan të tregojnë sovranitet.

Një gjë mbase vlen të thuhet, të mendosh që ambasadorët e SHBA bëjnë politikë personale, është njësoj si të mendosh që SHBA janë njësoj si Shqipëria, që një superfuqi funksionojnë njësoj si partitë politike, udhëheqësit e të cilave prodhojnë ide të tilla absurde. Reflektojnë një provincializëm, dhe nga një ide që shqiptarët të mund të udhëhiqen prej hunde, dhe se sovraniteti vendoset sipas tyre duke sulmuar ambasadorët amerikanë.

Kjo nuk funksionon në raport me vetë popullin shqiptarë si i tërë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Zjarr Tv Ad