Janë shtuar ndjeshëm, ky është ‘Trendy’ më i ri në Tiranë, vjedhja e ashensorëve

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia thotë se trendi më i ri i vjedhjeve lidhet me heqjen e një pajisjeje në ashensorë që i bën ata të padisponueshëm. Sipas denoncimeve të mbledhura nga administratorë të shumtë në të gjitha komisariatet në kryeqytet, hajdutët po heqin pajisjen që quhet truri elektrik i një ashensori.

Njëri nga administratorët me inicialet E. A., i cili ka denoncuar pranë policisë shprehet se e vërejti problemin mbasi iu komunikua se njëri nga ashensorët nuk merrte fare komandë.

“Më thanë që nuk hapen dyert, shkova në katin zero dhe e provova çipin, nuk u hap. Shkova në katin -2 dhe veprova njëlloj. Pastaj i mora katet me radhë deri në katin e tetë dhe kur shkova aty pashë një tel të këputur dhe derën e hapur të ashensorit. Ishte i ndezur dhe gjëja e parë që pashë ishte teli i këputur. Nuk preka asgjë me dorë dhe menjëherë njoftova inxhinierin e firmës”. Mbasi kanë kryer një hetim të rastësishëm duke provuar të komandonin ashensorin, shtetasit janë bindur se me këtë rast duhet të merrej policia. Megjithëse ishin të qartë se çfarë ishte vjedhur prej andej.

“Me sa pamë dhe vërejtëm e kuptuam që kanë marrë trurin elektrik të ashensorit. Para ca kohësh na kanë vjedhur edhe dy tru të tjerë elektrikë të ashensorëve, që u përkasin shkallëve të tjera”, këmbëngul në polici administrator. Të njëjtën gjë përmend edhe një administrator pallati në rrugën “Frosina Plaku”.

“Nuk po e kuptojmë se si e realizojnë dhe si kryhet kjo gjë, por hajdutët nxorën jashtë loje ashensorin me një veprim të vetëm”. Policia përmend se truri i ashensorit është njëra nga pajisjet kryesore të një ashensori dhe se kjo gjë nuk kryhet nga hajdutë të zakonshëm, por nga ekspertë të fushës.

“Ne nuk kemi dijeni se kush mund ta ketë shkulur pajisjen inverter të ashensorit, por mesa dimë dhe na ka treguar punëtori kur e instaloi një pajisje e tij kushton nga 700 deri në 900 euro”, dëshmon në polici një tjetër administrator pallatesh. Policia i tha gazetës Si se po këqyr disa kamera sigurie, por deri më tani pas asnjë rezultat pozitiv për hetimet. Hajdutët sipas burimeve policore janë njohës të mirë të elektronikës dhe të ashensorëve, por mbi të gjitha tregohen të kujdesshëm nga kamerat e sigurisë.

Zjarr Tv Ad