“Janë themelet e një partie të re”, Agron Kapllanaj për 30 prillin: Kuvend familjar i Berishës! U rikthyen ata që shkaktuan humbjen në zgjedhje

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtari demokrat Agron Kapllanaj, thotë se Kuvendi Kombëtar i zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill nuk ishte asnjë tjetër veçse një lëvizje për themelet e partisë së re. Ai tha se rikthimi i figurave si Imami apo Topalli tregon se ata kanë vepruar me “miratimin e doktorit”.

“Nuk ka asgjë tjetër, përveç themelet e një partie të re. Janë rikthyer pranë doktorit ata që i shkaktuan humbjen e 25 prillit. Këtu më lind dyshimi se ata lëvzijen e 25 prillit e kanë bërë me miratimin e doiktorit. Nuk mund të them se kjo është e vërteta, por ata kanë marrë miratimin e doktorit”, u shpreh Kapllanaj.

Më tej, ai u shpreh se Sali Berisha nuk do bashkimin e demokratëve, por do të uzurpojë selinë për të mos lejuar asnjë zë kundër.

“Berisha nuk do një bashkim demokratësh. Ai do t’i uzurpojë ashtu si ka uzurpuar selinë e PD. Nuk do që të ketë asnjë zë kundër. Por demokratët janë të ndjeshëm dhe nuk duan të jenë pjesë e kësaj farse. Ai është një Kuvend Kombëtar familjar i zotit Berisha. Ai është një Kuvend Kombëtar familjar i zotit Berisha”, u shpreh Agron Kapllanaj për Fax News.

Ish-kandidati për deputet në 25 prill dhe anëtar i strukturave të larta të PD, foli dhe për videokonferencën që presidenti i Ukrainës zhvilloi me deputetët shqiptarë sot. Kapllanaj e konsideroi të drejtë kërkesën e Zelenskyt që Shqipëria të mos pranojë turistë rusë.

“Kjo është një kërkesë e drejtë e presidentit të Ukrainës. Ne jemi sensibilizuar me luftën atje. Ndihem krenar që ne qëndrojmë fortë krah tyre, krah qytetarëve të Ukrainës. Ata ndihen të pushtuar dhe pushtuesi është Rusia. Populli rus është fajtor përderisa pranon një pushtues i Putin”, përmbylli ai.

Zjarr Tv Ad