Ish-kandidati për kryetar të PS-së së Durrësit, Ardit Kërtusha ka reaguar për situatën e krijuar në qytetin bregdetar me mbeturinat.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kërtsha thekson se çdo qytetar i Durrësit kërkon dorëheqjen e kryetares në detyrë të bashkisë së këtij qytetit për shkak të situatës së rëndë të krijuar me plehrat. Sipas tij çdo cep i qytetit është i mbuluar nga mbetjet urbane, ndërkohë ka nisur sezoni turistik.
“Ndërkohe që qyteti i Durrësit ka nevojë me shumë se kurrë të rimëkëmbet nga efektet negative që la tërmeti dhe pandemia, me sytë nga turizmi i prevaluar më së shumti nga mazhoranca. Shikojmë për më shumë se tre muaj një gjendje katrastofike të këtij qyteti. Çdo cep i mbuluar nga plerat urbane. Një gjendje për të ardhur keq dhe turp njëkohësisht. Një situatë dhe më katastrofike se ai i tërmetit pasi ai dihet që erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore por, situata e sotme vjen nga keq menaxhimi i bashkisë inekzistente.
Çdo durrsak sot pret dorëheqjen e kryetares së komanduar të Bashkisë së Durrësit që padyshim asnjë nuk i di emrin por thjeshtë indin funksionin vegël e Dakos. Dhe punonjësit të gjithë pranojnë një zëri që zonja në fjalë ka më pak kompetenca se pozicioni i drejtoreshës që mbante dikur.