Japonezët janë më të zhvilluar ,ja disa arsye

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ”Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit.

2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjesht mësimdhënia.

3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.

4- Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë.

5- Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël.

6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurtë në sigurinë e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet shtuar ruajtja e kujdesit ndaj tyre.

7- Pastruesit e ”rrugëve” në Japoni quhen ”inxhinierë të shëndetit” ku rroga e tyre varion nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikanë në muaj dhe pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë.

8- Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ”silent” është e shkruar ”moral”.

9- Çdokush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë.

10- Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite, kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat.

Në Japoni…
Ai që vjen herët në punë e lë makinën e tij larg në parking, me qëllim që ata që vijnë më vonë të kenë mundësi të arrijnë orarin e punës pa probleme.

Në Japoni…
Në hyrje të kryeqytetit Tokyo ndodhet një banderolë e madhe ku në të është shkruar ”O njeri, mendo për të shpikur”!

Morali

Zjarr Tv Ad