Jo në pak raste protestat bëhen shkak për bllokim të qarkullimit rrugor dhe madje çfarë është edhe më problematike kur nuk ka mundësi qarkullimi edhe njerëzit hasin vështirësi në përditshmërinë e tyre. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të protestave të tilla si ato të autobusëve. Në raste të tilla ndërpritet transporti inter urban. Por në Japoni shoferët e autobusëve kanë pasur një ide të përkryer për të ndëshkuar qeverinë. Ata bënë protestë por nuk e ndërprenë transportin e përditshëm përkundrazi vazhduan punën normalisht por nuk morën lekë për biletat e qytetarëve.
Në këtë mënyrë kompanitë e transportit publik humbën një shumë të konsiderueshme parash për furnizimin me gas në vazhdimësi.
Ne sigurisht nuk jemi mësuar të dëgjojmë një gjë të tillë, por në Japoni greva e autobusit mund të jetë e dobishme për ata që duhet ta përdorin atë çdo ditë.
Për shembull, kjo ndodhi në qytetin e Okajama, ku në disa raste shoferët e autobusëve kanë shkuar në grevë por kanë mbajtur po këtë qëndrim. Në këtë mënyrë, udhëtarët nuk e kanë ndalur udhëtimin dhe kompanitë kanë humbur edhe më shumë para, madje duke paguar çmimin e benzinës nga vetë xhepat e tyre. Mosmarrëveshja u shkaktua nga një shërbim rival që filloi ofrimin e shërbimit me një çmim më të ulët. Të shqetësuar, shoferët e kompanisë kërkuan sigurinë për punën e tyre dhe kur nuk e morën atë, ata filluan menjëherë protestat.