Japoni, studiuesit kanë identifikuar një specie të re dinozauri

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studiuesit japonezë kanë identifikuar një specie të re dinozauri duke rindërtuar një skelet pothuajse të tërë me një gjatësi prej tetë metrash, më i madhi i gjetur në arkipelagun japonez.

Pasi analizimit të qindra kockave 72-milionë vjeçare, ekipi i drejtuar nga Universiteti i Hokkaidos ka arritur në konkluzionin se skeleti i përkiste një specieje të re të familjes së hadrosaurideve, të ashtuquajtur dinozaurë me sqep rose, një kafshë e fundit të periudhës gjeologjike cretaceous.

Një pjesë e bishtit të tij ishte gjetur në vitin 2013 dhe nga gërmimet e mëvonshme u gjet i gjithë skeleti.

”Ekipi kishin zgjedhur për atë emrin ‘Kamuysaurus japonicus’, që nënkupton ‘zoti i dragoit japonez”, sipas një komunikate të universitetit.

Zbulimi u publikua në revistën e specializuar britanike “Scientific Reports”.

Zjarr Tv Ad