Java amerikane në Shqipëri, ambasadorja Kim: Do të kemi bandën e Forcave Ajrore në festën në sheshin “Skënderbej”

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Tiranë nga data 15 deri në 21 Maj do të zhvillohet Java Amerikane, ku do të ketë aktivitete të shumta që do të tregojnë kulturën dhe traditat e SHBA-vë.

Ambasadorja Yuri Kim tregoi në “Open” se në Tiranë do të performojë banda e Forcave Ajrore Amerikane, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” do të ketë festë.

Eni Vasili: Ndoshta më pas do të flasim edhe për emrat e bizneseve amerikane. Do të ishte shumë mirë nëse do t’i kishim, bizneseve që janë duke iu afruar Shqipërisë. Është gjithmonë një lajm shumë i mirë afrimi i komunitetit të biznesit nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. Por, unë dua të flas pak edhe për Javën Amerikane, e cila fillon në datën 15 maj deri në datën 21 dhe do doja të dija se çfarë aktivitetesh janë parashikuar. Sigurisht i gjithë viti do të ishte një festë për të kremtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve por Java Amerikane ka një fokus të veçantë.

Ambasadorja Kim: Po, do të kemi një numër aktivitetesh emocionuese. Do të kemi bandën e Forcës Ajrore të SHBA që vjen dhe kjo është shumë e bukur. Do të kemi një koncert të madh në Sheshin Skënderbej – mendoj të enjten, në mos gaboj. I gjithë informacioni do të jetë në faqen tonë të internetit por mendoj do të jetë të enjten në Tiranë dhe pastaj do të kemi një tjetër të shtunën në Shkodër, siç e dini një nga qytetet e mia të preferuara. Midis këtyre, do të kemi ushqim amerikan tek Pazari i Ri dhe disa filma amerikanë që do të shfaqen gjatë gjithë ditëve.

Eni Vasili: Dhe mund të kenë akses të gjithë besoj në këto aktivitete?

Ambasadorja Kim: Po, të gjitha aktivitetet janë falas dhe do ta bëjmë këtë së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe jemi shumë të emocionuar. Do të shkoj tek këto aktivitete vetë dhe shpresoj që do të mund të takoj sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur.

Zjarr Tv Ad