Java e 15-të e protestave në Kong Kong, përleshje dhe thirrje Britanisë: Na shpëtoni!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Hong Kong vijon rebelimi i qytetarëve kundër pushtetit dhe beteja për më shumë liri dhe demokraci. Apeli i tyre këtë fundjavë iu drejtua qeverisë britanike. Ndërsa në zona të tjera të qytetit, mbështetësit e Pekinit u përleshën fizikisht me demonstruesit.

Hong Konu mbajti të shtunën një manifestim përpara konsullatës britanike me apelin për mbështetje politike.

Protestuesit kënduan himnin mbretëror të Britanisë së Madhe dhe valëvitën flamurin e saj kombëtar.

Ish-kolonia angleze iu dorëzua Kinës në vitin 1997 në bazë të formulës “një vend, dy sisteme”, që parashikonte lirinë dhe autonominë e qytetit nga Pekini.

“Deklarata e përbashkët premtonte se populli i Hong Kongut do të gëzonte liri themelore si liria e të shprehurit, e tubimit, e protestës apo e votës, por të gjitha këto tani po na i mohojnë,” deklaroi një nga protestuesit, duke i bërë thirrje qeverisë britanike se e ka detyrim moral mbrojtjen e kauzave të tyre.

Të shtunën, protestat në territorin gjysmautonom kinez hynë në javën e 15-të.

Këtë radhë nuk pati tensione me forcat e rendit, por u shënuan përplasje fizike mes protestuesve për demokracinë e Hong Kongut dhe grupeve kundërshtare që lëshonin slogane në favor të Pekinit.

Kundër këtyre të fundit dolën në rrugë qindra studentë duke treguar përkrahjen për qytetin e tyre me këngë dhe mesazhe në mur.

Tashmë kërkesat kryesore të protestuesve janë hetimi i dhunës policore dhe ndërmarrja e reformave për të garantuar të drejtën e pakushtëzuar të votës.

Demonstruesit druhen se aksioni i tyre mund të shtypet brenda dy javëve të ardhshme, teksa afron data e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Zjarr Tv Ad