Kreu i Grupit Parlamentar të PS në Kuvend, Taulant Balla, ka pritur sot në një takim deputetin e Bundestagut gjerman, përfaqësuesin e SPD Metin Hakverdi.
Ai thotë se social-demokratët në Gjermani, kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit.
Reagimi:
“Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kuvend – Takim me Anëtarin e Bundestagut, përfaqësues i SPD Metin Hakverdi.
Konteksti i ri i Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit. Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, shkruan Balla.