‘Je gati të djegësh jorganin për një plesht’, akuza të forta mes Manjës dhe Berishës për rekurset në Gjykatën e Lartë: Hiqet dorë vetëm për dëme më pak se 1.2 milionë lekë

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debate të forta ka pasur në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, pas vendimit të marrë nga qeveria, për të hequr dorë nga më shumë se 3 mijë rekurse në Gjykatën e Lartë.

Berisha e quajti abuziv këtë vendim, duke thënë se kjo do ti kushtonte shtetit dëme të mëdha, dhe procesi rrezikonte të ishte selektiv. Por për Manjën kjo nuk është e vërtetë, sa kohë që parashikohet të hiqet dorë nga çështje, ku dëmi nuk kalon vlerën prej 1.2 milionë lekësh, si dhe dy gjykata të tjera janë shprehur kundër institucioneve të shtetit.

“Jam i bindur që sa herë flet Saliu për të varfrit, për ish pronarët dhe ish të përndjekurit nuk e merr askush seriozisht se ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Ekzaktëisht siç bëri me udhëzimin e Këshillit të Ministrave për heqjen dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë.

I thirri dhe i mbajti një paradite gazetarët aty për t’i sqaruar një VKM duke dizinformuar opinionin publik dhe këshilluesit. Çfarë është ky udhëzim? Orienton administratën shtetërore të heqin dorë nga rekurset e padepozituara kur vlera e disponimit të padisë nga ana e gjykatës nuk e kalon 40-fishin e pagës minimale. Pra shkon 12 milionë lekë të vjetra Sali. Fiksoje mirë këtë.

Do të hiqet dorë nga ato rekurse kur shteti i ka humbur gjyqet në të 2 shkallët e gjykimit, në shkallë të parë dhe të dytë ku përfituesit nga këto vendime, në vlerë leku janë jo më shumë 40-fishi  i pagës minimale. Nuk bëhet fjalë për të hequr dorë nga rekurse që kanë ndikim të madh ekonomik në interesat pasurore të shtetit se nuk kemi luajtur mendsh ne.

E dyta hiqet dorë nga rekurset që kanë të bëjnë me njohje, vërtetim vjetërsie në punë, njohje të dhënave të dokumentit, librezë pune, regjistër themeltar, listë pagesa sepse ne në interesin e pensionistëve duam që ta gëzojnë pensionin, prandaj mos dil të flasësh këtu kur dezinformon opinionin publik. Ti e ke zakon, kur të djeg diçka, je gati të djegësh jorganin për një plesht se Shqipërinë ke dhënë prova që e ke djegur sa herë të është dashur”, tha Manja.

Zjarr Tv Ad