“Kjo ditë shënon ngjarje të trishtë. Nuk ka kanë hequr statusin e vendit kandidat, por me këtë që bën qeveria, edhe ato që arritëm me djersë, me mund, po i ç’bën ky zotëria.
Sot lajmi i kreut të Meduzës është kriza që pritet të vijë në Shqipëri. Cila krizë? Po është rritur çmimi i gazit. Po më thoni pak sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne?
Zero. Po si do na kapë ne kjo krizë kur 78% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm. Ky bën thirrje rritni çmimet se po vjen rritja e gazit, kur këtu gazi përdoret vetëm për gatim dhe ndonjë makinë tek-tuk që e ka kthyer në gaz.
Kjo është krizë e bërë vetë.
Çfarë pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës, kur te ne çmimi i naftës është njësoj sa në Zvicër. Ata marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne.
Pse po rritet nafta more zotëri?
Po mo po, se je ti i përfshirë në të gjitha aferat. Ti je një njeri i pamëshirë. Çdo vend ka entet rregullatore. Je një lloj sadisti që thua do na përpijë kriza.”
Gjithashtu Berisha i ka quajtur zvarranike politike ata që e kanë cuan deri ne këtë pikë këtë parti.
Foltorja ,ka thene ai- synon t’i kthjeje PD sovranitetin.
Duhet të bashkohemi tha ai ,duke i bëre thirrje edhe diasporës,me qëllim që të rikthejmë lirinë e individit .
Berisha nuk la pa përmendur të përndjekurit politike për të cilët tha se ata u shuan këto tete vite …
Ne se bashku do te rindertojme fizionomine e PD-u shpreh Berisha