“Je ‘il padrino’ i të gjitha aferave në vend”, Berisha akuza ndaj Ramës: Të gjitha ‘fijet’ të çojnë tek ti

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, ku e cilësoi si ‘il padrino’ e të gjitha aferave në vend, dhe asaj të Butrintit. Sipas Berishës, ai nuk ka akuzuar për korrupsion Fondacionin Amerikan.

“Duhet të keni respekt për veten. Nuk kam akuzuar Fondacionin Amerikan për korrupsion. Ai ka bërë projektet më të shkëlqyera, por u përdor nga Edi Rama për të shpërbërë parkun, 830 hektarë për klientelën. Sa i përket aferave të tjera, mund të them kaq. Ai bord, përbëhet i tëri nga njerëz më të afërt të tij, përveç njërit. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, i paguar nga Fondacioni i Shqipërisë së hapur. Sarapuli dhe Mata, famoz për lidhjen e tij me Ramën. Zonja ministre ka marrë përsipër që të qëndrojë dy vjet sipas marrëveshjes. Është me emër. Të gjitha fijet të çojnë të Il Padrini, te ti, si padrino i megaaferës (Rama). Mos u fsheh pas Fondit, as pas Hoxhsit, se je veç ti pas këtyre aferave. Sa i përket ndeshjes do them diçka. Kur erdhi zëvendëspresidenti tha; ndeshja anulohet. I tha; do të sjell Erjon Veliajn. Ky i tha; mos ma sill atë rrugaç. Se Veliaj i kishte çuar një sms vëllait të Lefter Kokës.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad