“Je moshë e madhe për drejtimin e PD-së”, Berisha tregon përgjigjen që i dha eurodeputetit gjerman: Ai që drejton botën sot është në një moshë me mua

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar bisedën me eurodeputetin gjerman Elmar Brok, teksa tha që ky i fundit i kishte shprehur shqetësimin e Brukselit dhe Uashingtonit se Berisha është moshë e madhe për të marrë drejtimin e PD-së.

Berisha u shpreh në “Kjo Javë” se i kishte thënë eurodeputetit se në Uashington nuk kanë pse të shqetësohen, pasi edhe ai që sot drejton botën (Joe Biden), është në të njëjtën moshë me të.

A ka pasur negociatorë për bashkimin e PD-së

Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi ndaj votës së lirë. Lulzim Basha është i shkarkuar nga Kuvendi in 11 dhjetorit dhe Referendumi i 18 Dhjetorit. Ne nuk bëjmë përjashtime nga PD. Ai është dhe do jetë anëtar i Grupit Parlamentar dhe do të ketë të drejtën të garojë për të gjitha forumet. Nuk ka patur negociatorë, ka patur ndërmjetës. Një ish-personalitet i rëndësishëm i Parlamentit Europian, që ka bashkëpunuar me Lulzim Bashën, erdhi në Tiranë dhe unë kam shpjeguar atë që ai më tha. Më thotë ‘Sali, në Uashington dhe në Bruksel kanë një problem. Më thonë se Berisha është në moshë të madhe për këtë detyrë’. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh se thonë. Rikthimi është një process më kompleks, ka të bëjë me një tërësi faktorësh dhe emocionesh, i cili ndodh shumë rrallë në histori”. Vetë fakti që dikush mund të mendojë se kush duhet të jetë kryetar i PD-së, më bën mua të vrapoj për të kandiduar dhe të mos pranoj asnjë lloj ndërhyrje, pasi partia ime do jetë sovrane. Unë e kuptoj këtë që më thua për Brukselin, por në Uashington asnjë nuk mund të thotë dot gjë për moshën e Sali Berishës, pasi botën sot e drejton një bashkëmoshatar i Sali Berishës’.

Zjarr Tv Ad