“Je përgjegjës për gjenocidet”, tensione mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, liderëve europianë u tregohen fotografi të…

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi në një nivel të lartë politik.

Fokusi i bisedimeve mes dy liderëve është procesi i dialogut mes dy vendeve. Mirëpo burime për mediat në tryezën e bisedimeve kanë thënë se ka pasur tensione të ashpra mes dy liderëve ballkanikë.

Albin Kurti ka akuzuar Vuçiçin për 3 gjenocide ndaj kosovarëve ndërsa presidenti serb i ka mohuar akuzat madje ka bërë kundër-akuzë. Mediat në Kosovë shkruajnë, se Kurti i ka rikujtuar Vuçiçit se gjenocidi i parë ka ndodhur në vitin 1878 dhe i fundit në 1999.

Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se një prej tyre i ka treguar liderëve europianë foto nga masakra e Luftës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjithashtu ka folur pas takimit të dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i indinjuar.

Ai e quajti takim të keq dialogun e sotëm në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian Ai deklaroi se Serbia pranoi plotësisht dhe pa asnjë vërejtje disa propozime të palës së Kosovës, ndërsa tha se “shqiptarët nuk dëshironin”.

“Është veçanërisht interesante që ata nuk donin asgjë tjetër. Ata kushtëzuan me kritere të reja gjatë gjithë kohës. Prezantimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocidet në Kosovë. Pastaj ai na shpjegoi se emrat shqiptarë tërheqin emra nga toponimet në Serbi , ju mund të besoni se njeriu pas 150 vjetësh flet për këto”.

Vuçiç tha më tutje se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën.

Zjarr Tv Ad